Ruud van Nistelrooy kthehet te Manchester Utd

Futboll

Ruud van Nistelrooy kthehet te Manchester Utd

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 19:11
Rene Hake dhe Ruud van Nistelrooy

Manchester United ka konfirmuar se Rene Hake dhe Ruud van Nistelrooy i janë bashkuar klubit si ndihmës të Erik ten Hag .

Të dy emrat e njohur kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare me klubin e madhe anglez.

Ten Hag deklaroi se është i kënaqur që ka ofruar këta dy emrat në stafin e tij, duke kërkuar tani rezultatet.

“Jam i kënaqur që Rene dhe Ruud kanë rënë dakord t’i bashkohen projektit tonë, duke shtuar një përvojë të madhe, njohuri dhe energji të re për stafin.

Tani është një kohë e mirë për të rifreskuar ekipin e trajnerëve, ndërsa ne synojmë të ndërtojmë arritjet e dy viteve të fundit dhe të shkojmë në nivelin tjetër”, deklaroi Ten Haag.

Anëtarët e stafit trajner Mitchell van der Gaag dhe Benni McCarthy kanë ndarë rrugët me Djajtë e Kuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat