Vushtrria nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime për edicionin e ri.
Kësaj radhe është përforcuar në repartin e sulmit.
Futbollisti Dorent Hajdari i bashkohet Vushtrrisë, që ka ambicie të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve – Superligë.
“FC Vushtrria ka kënaqësinë të mirëpresë transferin më të ri në ekip, mesfushorin ofenziv Dorent Hajdari!
23 - vjeçari i cili së fundmi ishte pjesë e KF Fushë Kosova është një mesfushorë me tipare sulmuese.
Besojmë se Dorenti do të jetë një ndihmesë e madhe si në mesfushë ashtu edhe në sulm!”, njofton FC Vushtrria.