Tirana “harron” problemet me ligjin, stërvitje e lehtë pas miqësores.
Tirana ka vazhduar sot stërvitjen në Pogradec.
Skuadra më shumë është shkrydhur sesa ka marrë ngarkesë për shkak të miqësores së datës 31 korrik. Janë stërvitur vetëm ata që kanë luajtur pak.
Nga ana tjetër, bardheblutë prej të mërkurës janë në Pogradec për të zhvilluar një minifazë përgatitore në prag të nisjes së kampionatit. Kushtet optimale që mundëson ky qytet në këto ditë të nxehta vere, do të bëjnë të mundur që skuadra të vijojë intensivisht stërvitjen nën urdhrat e stafit teknik.
Gjatë qëndrimit të tyre në Pogradec, KF Tirana në 4 gusht sfidon Vorën në ora 17:30. Tirana do të luajë me Bylisin më 7 gusht, ndërsa ndeshja e fundit miqësore, do të jetë kundër Burrelit më 9 gusht.