Klubi i Skënderbeut është i njohur tashmë për menaxhimin e mirë që u bën lojtarëve, sidomos atyre të rinj, duke i rritur profesionalisht dhe më pas duke i shitur në kampionate të huaja.
Me këtë praktikë korçarët janë mësuar tashmë dhe këtë verë kanë bërë disa lëvizje të rëndësishme në dalje, si Frenklin, Xhantu dhe së fundi kapitenin Liço. Deri në fund të merkatos janë të ëmdha gjasat që të ketë të paktën edhe një shitje tjetër nga Skënderbeu.
Futbollisti 20- vjeçar nga Kosova vjen pas një sezoni shumë të mirë me fanellën bardhëkuqe, ndërkohë që është bërë pjesë edhe e Kombëtares U-21.
Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije për sulmuesin ka disa oferta nga klube të huaja dhe shitja e tij është vetëmçështje kohe. Thjesht drejtuesit e Skënderbeut po marrin kohëpër të bërë zgjedhjen më të mirë në aspektin financiar, por edheatë profesional për vetë futbollistin. Rashica ka numra që ebëjnë atë një lojtar të kërkuar në treg.
Ai është vetëm 20 vjeçdhe që në sezonin e parë në elitën e futbollit shqiptar ishteprotagonist për Skënderbeun me 8 gola të shënuar.
Po ashtu,aftësitë teknike dhe fizike e bëjnë këtë sulmues të kompletuarpër të kaluar në një kampionat më kompetitiv se ky shqiptar.Klubi i Skënderbeut, përveçse do të përfitojë një shumë të caktuar, me siguri do të mbajë edhe një përqindje të kartonit tësulmuesit, pasi ai ka shanse që të shitet sërish në të ardhmen,