Le Normand zyrtarizohet tek Atletico Madridi

Futboll

Le Normand zyrtarizohet tek Atletico Madridi

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 16:30
Le Normand

Përforcim në mbrojtje për Atleticon e Madridit. “Colchoneros” kanë zyrtarizuar sot Robin Le Normand si lojtarin më të ri të skuadrës së Diego Simeones.

Qendërmbrojtësi, i cili ishte pjesë e Spanjës në suksesin fantastik në Euro 2024, zbarkon në kryeqytetin spanjoll nga Real Sociedadi. Klub ku kaloi 5 sezone.

Rreth 35 mln euro do të paguajnë drejtuesit e Atleticos në arkat e klubit bask, ndërkohë që 27-vjeçari i lindur në Francë ka firmosur një kontratë shumëvjeçare me kryeqytetasit.

Le Normand debutoi me kombëtaren iberike në qershorin e vitit të kaluar. Dhe deri tani numëron 17 paraqitje dhe 1 gol me kampionët e rinj të Europës.

Lojtari shtatlartë zbarkon kështu tek ekipi i Diego Simeones për të zëvendësuar malazezin Saviq, i cili u transferua te turqit e Trabzonsporit.

Tani pritet edhe zyrtarizimi i Conor Gallagher, me drejtuesit e klubit iberik që kanë arritur prej ditësh marrëveshjen me anglezët e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat