Pas performancës fantastike më Kombëtaren shqiptare në Euro 2024, Mario Mitaj vazhdon që të jetë në qendër të merkatos. Si fillim ishte Juventusi ekipi i interesuar për 20-vjeçarin, por tani në skenë ka dalë një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Al-Ittihad. Klubi nga Arabia Saudite është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa shohin te Mitaj perfektin për atë pozicion. Shuma e kërkuar nga Lokomotiva e Moskës e cila zotëron kartonin e shqiptarit, është rreth 10 milionë euro. Një shifër kjo mjaft e përballueshme për sheikët arabë.
Pritet të shihet nëse interesimi i Al-Ittihad do të konkretizohet me një ofertë zyrtare ditët e ardhshme.
Kujtojmë që në rast transferimi te ky ekip, Mitaj do të gjente aty ish-sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, por edhe një yll botëror si Kante.