Fenerbahce rrit ofertën për Sofyan Amrabat, megjithatë ende nuk e ka arritur shifrën e kërkuar nga Fiorentina.
Sipas raportimeve të medieve italiane, oferta e parë e klubit turk ishte 10 milionë euro, shifër e cila u refuzua nga italianët, ndërsa tashmë ka propozuar një shumë prej 12 milionë eurosh për të blerë kartonin e mesfushorit maroken.
Amrabat nuk është pjesë e planeve të Fiorentina-s, me klubin italian që dëshiron ta shesë kartonin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, por jo për më pak se 15 milionë euro.
Jose Mourinho nga ana tjetër është i vendosur për ta afruar marokenin te Fenerbahce dhe kjo ka qenë arsyeja pse klubi turk e rriti ofertën.
Ndonëse nuk është shuma e kërkuar nga Fiorentina, palët duken afër arritjes së një marrëveshje.