Lucescu rikthehet në stolin e Rumanisë pas 38 vitesh

Futboll

Lucescu rikthehet në stolin e Rumanisë pas 38 vitesh

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:32
Pamje nga prezantimi

79-vjeçari, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, ka si objektiv Kupën e Botës.

Mircea Lucescu është emërua trajner i Rumanisë, duke pasuar Eduard Iordanescu, i cili vendosi të largohej në fund të kontratës së tij dhe pasi udhëhoqi ekipin e tij në fazën e 16-shes të Kampionatit Evropian në Gjermani.

"Bëra gjithçka për të refuzuar ofertën, por nuk mund t'i them jo kombëtares, do të ndihesha si frikacak”, tha 79-vjeçari në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bukuresht.

Për të, një kontratë dyvjeçare, me misionin për të çuar rumunët në Botërorin 2026.

Lucescu e ka drejtuar edhe më parë Rumaninë, nga viti 1981 deri në vitin 1986, dhe në nivel të kombëtareve ai gjithashtu ka drejtuar Turqinë midis 2017 dhe 2019.

Për sa i përket karrierës së tij në klube, ka drejtuar Besiktas, Galatasaray, Brescia, Inter dhe Dynamo Kiev, duke fituar më shumë se 30 tituj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat