Maroku “shpartallon” Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë

Futboll

Maroku “shpartallon” Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja

Nuk ka histori “finalja e vogël” për medaljen e bronztë në futboll në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Maroku mposht bindshëm me rezultatin tenistik 6-0 Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë në këtë edicion të Olimpiadës, duke regjistruar fitoren më të thellë në këtë turne.

Marokenët mbyllin pjesën e parë në avantazh 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shënojnë edhe 4 gola të tjerë në portën e egjiptianëve.

Kujtojmë që finalja e madhe e futbollit në Paris 2024 do të luhet nesër në orën 18:00.

Organizatorët e Francës sfidojnë Spanjën në një ndeshje që vlen medaljen e artë në këto Lojëra Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat