Myrto Uzuni ka qenë në qendër të merkatos gjatë kësaj merkato verore.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, kishte oferta si brenda dhe jashtë La Liga-s spanjolle, por vendimi i tij duket të jetë qëndrimi te Granada.
Madje, këta të fundit e kanë kthyer Uzunin në imazhin kryesor të ekipit për ta mbajtur pjesë të organikës.
Shiriti i kapitenit dhe numri “10”, janë dy elementët me të cilët Granada ka vlerësuar Myrto Uzunin.
Në krahun tjetër, mesa duket 29-vjeçari ka hedhur poshtë ofertat dhe sheh Granadan si parësore.
Pas një sezoni me 11 gola dhe 1 asist në La Liga, Uzuni është gati për një formë tjetër “bomberi” në La Liga 2.