Debrecen shiti ditën e djeshme mesfushorin Hamzat Ojediran te Lens për 1.8 milionë euro.
Nga kjo shumë e majme, 270 mijë euro do të përfitojë Egnatia e cila ka ruajtur 15% të kartonit kur e shiti tek hungarezët.
Jo vetëm rrogozhinasit, por edhe një klub tjetër shqiptar pritet të ndikohet nga ky transferim.
Largimi i Hamzat lë boshllëk në skuadër dhe drejtuesit e Debrecen kanë në listën e tyre Rejan Alivodën si një nga kandidatët potencial për ta zëvëndësuar.
Mesfushori i Vllaznisë është në shitje për një shumë të konsiderueshme pasi edhe shkodranët kanë nevojë për të ardhura për të mbuluar shpenzimet. Për 21-vjeçarin pati një ofertënga Slavia Prague këtë verë, por pa konkretizim.