Hernandez: Më vjen keq që e lëndoi gjurin

Futboll

Hernandez: Më vjen keq që e lëndoi gjurin

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 11:43
Teo Hernandez

Një nga cilësitë më të dukshme dhe më të rëndësishme të Teo Hernandez, është pa dyshim shpejtësia. Jo vetëm në zgjedhjet e fushë, por në lëvizjet e tij, i lejon atij të lërë në vend shumicën e rivalëve dhe të mbjellë panik në mbrojtjet kundërshtare.

Jo vetëm kaq, sepse në shumicën e rasteve kjo i jep mundësinë që në çdo moment të gjendet pranë zonës kundërshtare, ku tenton dhe shpesh arrin të shënojë gola të paharrueshëm.

Dhe francezi foli pikërisht për këtë aspekt në një deklaratë të fundit teksa dilte nga “Milanello” ditën e djeshme.

“Shpejtësinë e kam pasur gjithmonë, edhe kur isha fëmijë. Mendoj se e kam trashëguar nga nëna ime. Mund të stërvitet si aspekt, por mendoj se kur e ke që fëmijë, është çështje gjenetike”, ka deklaruar francezi.

Që kur është bërë baba jeta e tij ka ndryshuar siç pranon edhe vetë Teo, megjithatë lidhja me vëllain e tij, Lukas ka mbetur shumë e fortë, aq sa mbrojtësi zbulon vizitat e shpeshta të lojtarit të PSG-së, në Milano.

“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë, flas çdo ditë me të: i shkruajmë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohë. Më vjen keq që e lëndoi gjurin. Ndonjëherë shkoj ta shoh në Paris ose ai vjen shumë në Milano. Kemi një marrëdhënie të pabesueshme”, përfundoi Teo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat