Skuadra e futbollit Shkupi është gati për edicionin e ri të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i FC Shkupit, Olgun Aydin, shpreh optimizmin.
Shkupi sot (17.00) ndeshet me Voska Sport në hapje të edicionit të ri.
“Me emocion fillojmë sezonin e ri dhe i urojmë suksese të gjitha ekipeve të futbollit në Maqedoni.
Shpresojmë që ky sezon të jetë i mbushur me lojë të ndershme, garë sportive dhe institucionet të jenë të barabartë ndaj të gjithëve.
Le të reflektojmë frymën bashkuese të sportit në mënyrën më të mirë të mundshme. Me dëshirën që të kalojmë një sezon të bukur së bashku!”, njofton Aydin.