Debutuesi i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit, e nisi keq edicionin e ri.
Besa si vendas në Gostivar ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Shkëndija e Tetovës.
Shkëndija ka treguar lojë të mirë dhe fituar falë golave të Ademit (11' e 21'), Ibraimit (62' -+ nga penalltia).
Për vendasit realizoi Selmani (35').
Shkëndija importon tre pikë në hapje të kampionatit.