Suhareka debitoi me barazim në elitën e futbollit të Kosovës.
Suharekasit i morën pikë skuadrës më të trofeshme në endin tonë, Prishtinës.
Një ndeshje pa gola (0:0), të cilën e përcollën rreth 5 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kryetari i FC Suhareka, Rrustema Aliaj, i gëzohet barazimit.
“Sot debutuam në AlbiMall Superliga e Kosovës dhe me krenari përfunduam ndeshjen e parë me një rezultat të barabartë 0:0 ndaj FC Prishtina, një ekip me përvojë të madhe. Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin tonë që tregoi karakter dhe vendosmëri në kryeqytet.
Falënderoj lojtarët për përkushtimin dhe tifozët tanë që ishin të pranishëm për të na mbështetur në stadiumin "Fadil Vokrri".
Kjo pikë është një fillim i mirë dhe na motivon për sfidat e ardhshme. Së bashku do të shkruajmë histori të reja për Suharekën.
Për ty, Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.