Ndeshja e sotme kundër Tikveshit, për Qatip Osmanin si trajner ishte e 365 në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, dhe e para nën drejtimin e Struga Trim Lum…
Qatip Osmani ka bërë një debutim pozitiv në bankinën e Struga Trim Lum, duke fituar në ndeshjen e tij të parë që po udhëheq skuadrën në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Përballë e kishin Tikveshin, fituesin e Kupës, ndaj dhe kjo ndeshje nga shumica sot fitoi epitetin e një finaleje të SuperKupës. Dhe shumë normale, kur përballë vihen kampioni dhe fituesi i Kupës, ndeshje të tilla mund të vendosin nuanca.
Dhe ashtu ndodhi, kjo ndoshta edhe për shkak lojës tejet të mbyllur të kundërshtarit, që në Strugë kishte udhëtuar me vetmin qëllim që mos të humbas ndeshjen.
“Edhe pse nuk luajtëm ashtu siç dëshironim, megjithatë më e rëndësishmja është që ja arritëm qëllimit dhe në fund morëm tre pikët e plota. Gjatë pjesës së parë ekipi nuk reflektoi ashtu si duhet, mirëpo në pjesën e dytë ishim më të mirë, më të rrezikshëm, gjë kjo që dha edhe rezultatin e duhur” – u shpreh fillimisht trajneri Qatip Osmani, i cili foli edhe për futbollistët që erdhën nga bankina në këtë ndeshje dhe që i dhanë imapkt lojës.