Zyrtare, Lautaro Martinez rinovon me Interin

Futboll

Zyrtare, Lautaro Martinez rinovon me Interin

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 18:36
Lautaro Martinez

Inter konfirmoi se Lautaro Martinez ka vendosur të qëndrojë në Itali. Kubi italian vendosi të zgjasë bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2029.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”.

Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë titullin me shënimin e 24 golave dhe duke dhuruar gjashtë asiste.

Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat