Chelsea mbetet pa kapitenin

Futboll

Chelsea mbetet pa kapitenin

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 18:20
Reece James

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Reece James ka pësuar një lëndim të ri dhe pritet t’i mungojë Chelseat për një muaj. “Talk Sport”, ka raportuar të martën se James është duke u përballur me një lëndim muskulor.

Ai mund t’i humbasë tri ndeshjet e para të edicionit të ri në Premier League.

James udhëtoi me Chelsean në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku londinezët zhvilluan disa ndeshje miqësore para fillimit të edicionit të ri. 

Por 24-vjeçari mungoi në miqësoren e fundit ndaj Interit. James për arsye të lëndimeve të shpeshta i ka munguar Chelseat 38 ndeshje në edicionin 2023/2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat