Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion për rreth 2 muaj mesfushorin Eduardo Camavinga, i cili ka pësuar një dëmtim në gju në prah të ndeshjes kundër Atalanta-s, e vlefshme për Superkupën e Europës.
Lojtari ka reaguar në rrjetet sociale:
“Do të punoj shumë për t’u rikthyer së shpejti. I zhgënjyer thellë që kam pësuar këtë dëmtim dhe humbas fillimin e sezonit. Do të punoj shumë për t’u kthyer së shpejti.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet e mbështetjes gjatë orëve të fundit dhe gjithashtu dua t’i uroj ekipit çdo të mirë për ndeshjen e sotme! Faleminderit përsëri, mirupafshim”.