Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madridit, komentoi për “Sky Sport” fitoren 2-0 ndaj Atalantës në finalen e Superkupës së Europës, në të cilën ai shënoi golin e tij të parë me fanellën e re:
“Të luash për Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet.
Ndihem shumë i lumtur që luaj për klubin më të mirë në botë, duke fituar një titull që në ndeshjen e parë me këtë fanellë.
Unë dua të përmirësohem dhe të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën, sepse është më e mira në botë.
Ne flasim për gjithçka me Ancelottin, të gjithë e kanë bërë jetën time më të lehtë në Madrid. Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”.