Juventusi - Yildiz, “tym i bardhë” për rinovimin

Futboll

Juventusi - Yildiz, “tym i bardhë” për rinovimin

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 14:54
Pamje nga një ndeshje

Ka “tym të bardhë”. Kenan Yildiz rinovon me Juventusin dhe merr fanellën me numrin 10. Palët janë dakorduar përfundimisht, deri në atë pikë sa të vënë në lëvizje “makinerinë” për statusin zyrtar. Gjithçka do të ndodhë gjatë fundjavës.

Klubi bardhezi, në fakt, ka kohë deri në prag të ditës së parë të kampionatit (Juve-Como, e planifikuar për të hënën në mbrëmje në “Allianz Stadium”) për të caktuar zyrtarisht të gjithë numrat e fanellave të lojtarëve në skuadër, pa asnjë mundësi ndryshimi të tyre në vazhdim.

Turku i lindur më 2005 përmbush ëndrrën e tij për të mbajtur fanellën e kampionëve të historisë së Juventusit, duke përfshirë idhullin e tij Alex Del Piero. Diskutimi për zgjatjen e kontratës ishte ndezur në fillim të verës.

Yildiz kishte ende kontratë (e cila tani do të zgjasë deri më 2029), por pagë jo në përputhje me “gravitetin” që Juve synon t’i japë atij në projektin e ri sportiv. Mesfushori-sulmues, me propozimin e klubit, do të shkojë nga 300 mijë euro në një milion në sezon, shumë e cila mund të rritet me përmbushjen e disa kushteve.

Në një moment, negociatat ishin ndalur papritur pikërisht për përcaktimin e shpërblimeve të përfshira në kontratë. Ishte vetë djaloshi, personalisht, që e donte fort zgjatjen e kontratës, për të hyrë menjëherë në rrethin e kufizuar të kampionëve me numrin 10 të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat