Barça-Atletiko do të luhet në dhjetor në SHBA

Futboll

Barça-Atletiko do të luhet në dhjetor në SHBA

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 17:56
Pamje nga një ndeshje

Barça-Atletiko do të luhet në dhjetor në SHBA!

Planet e Barcelonës që të rikthehet në “Camp Nou Spotify” përballë 64.000 spektatorëve të saj më 22 dhjetor me rastin e ndeshjes Barcelona-Atletiko Madrid nuk janë bërë siç duhet.

Mendohet se ky takim është caktuar nga La Liga që të luhet në SHBA dhe për këtë motiv tifozëve vendas do t’iu duhet që të presin janarin e vitit që vjen për të shijuar më në fund një ndeshje të skuadrës së tyre të zemrën në impiantin e ri.

Ashtu siç kishte lajmëruar disa muaj më parë vetë kreu i La Ligës, disa ndeshje të kampionatit spanjoll do të luheshin jashtë vendit për qëllim marketingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat