Tetova me "dhimbje koke"

Futboll

Tetova me "dhimbje koke"

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 10:41
Egnatia

Egnatia do të përballet me Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri të Superiores.

Kjo sfidë që do të zhvillohet më 18 gusht në “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 20:00.

Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, pasi Egnatia nis misionin për të ruajtur titullin kampion të fituar në sezonin e fundit. Megjithatë, për trajnerin Edlir Tetova mund të ketë probleme përsa i përket formacion.

Kjo për shkak se Edison Ndreca është në dyshim për sfidën hapëse ndaj Dinamos.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka shqetësime muskulore dhe stafi teknik ka vendosur të mos e rrezikojë. Gjithashtu, mungesë që dihet është e Bakayoko që nuk është rikuperuar ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat