Ky lojtar do të ftohet kundër Kosovës! Çfarë thotë Mircea Lucescu?

Futboll

Ky lojtar do të ftohet kundër Kosovës! Çfarë thotë Mircea Lucescu?

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2024 Në ora: 13:11
Mircea Lucescu

Rumunia e ka vëmendjen për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Fillim shtatori shënon edhe fillimin e garave në Ligën e Kombeve. 

Rumania është në Grupin 2 me Kosovën, Qipron dhe Lituaninë. 

Garojnë në Ligën C.

Selektori rumun, Mircea Lucescu, ka vendosur që të ftojë Ianis Hagi në kombëtaren rumune

“Së pari, Rumania do të takohet në udhëtim me Kosovën, më 6 shtator, nga ora 20:45, pastaj e presin Lituaninë më 9 shtator në të njëjtën orë”, shkruan mediumi rumun “Sport”.

Sipas “Fanatik”, Mircea Lucescu do të përfshijë në grup edhe Ianis Hagi.

Futbollisti po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Nëse sezonin e kaluar ishte huazuar në La Liga te Deportivo Alaves, ku nuk shkëlqeu, por ishte më shumë rezervë, para fillimit të sezonit të ri u dërgua në ekipin Rangers-i.

Mbetet për t'u parë nëse situata e Ianis Hagi do të rregullohet dhe nëse ai do të largohet nga Rangers deri në fund të kësaj periudhe të afatit kalimtar.

"Rëndësi ka vetëm vlera, forma, konkurrenca në të cilën luajnë futbollistët. Do të shqetësohem edhe për evolucionin e të rinjve.

Shpresoj që bërthama e ekipit të vijë nga kampionati vendas.

Në kombëtare do të marrim futbollistë që janë të pranishëm në fushë vazhdimisht. Pavarësisht emrit, nuk mund të sillni në kombëtare lojtarë të papërgatitur, vetëm për imazh”, tha mes të tjera Mircea Lucescu në një konferencë për shtyp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat