Manchester City shumë i fortë për Chelsean

Futboll

Manchester City shumë i fortë për Chelsean

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2024 Në ora: 19:20
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka startuar me fitore në hapje të edicionit të ri të Premier League.

Kampioni ka treguar "muskujt" në hapje të edicionit, duke i shkaktuar humbje Chelseat në Londër, me rezultat 2:0. 

Pep Guardiola, trajner i Cityt, ashtu si i ka hije e nisi kampionatin, duke importuar tre pikë, në misionin për të mbrojtur titullin e kampionit. 

Haaland në minutën e 18-të dhe Kovaçiç në atë të 84-tën, shënuan për fitoren e Cityt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat