Muçi drejt shitjes, ja prapaskenat e orëve të fundit

Futboll

Muçi drejt shitjes, ja prapaskenat e orëve të fundit

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 12:41
Ernest Muçi

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë.

Sipas mediave turke, Aston Vila ka ofruar 10 milionë euro për futbollistin i cili luan te Beshiktashi. Gjithashtu për shërbimet e tij është futur në garë, klubi tjetër anglez Uest Hem.

Interes kanë pasur edhe skuadrat turke si Eyupspor,Bodrumspor,Rizespor edhe Başakşehir, por Muçi është treguar i qartë me presidentin e klubit të tij.

Ai do të transferohet vetëm jashtë dhe me shumë mundësi do ta shohim tek Aston Vila. Gjithsesi në vijim pritet të jetë më e qartë se çfarë do të ndodh me Muçin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat