Elbasani transferon një tjetër sulmues

Futboll

Elbasani transferon një tjetër sulmues

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 12:35
Elbasani

Elbasani priste edhe një sulmues për të kompletuar objektivat e merkatos.

Klubi verdheblu ishte në mungesë të një bomberi që shihej si pikë referimi në majën e sulmit.

Tashmë edhe kjo çështje është mbyllur teksa drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me Blaise Tsague.

Kamerunasi 24-vjeçar do të jetë futbollisti më i ri i Elbasanit, sipas shtypit të shkruar, dhe pret të pajiset me vizë në mënyrë që të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Roberto Bordin.

Tsague pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Brazil, ndërsa së fundmi luante në kampionatin e Arabisë Saudite. Me këtë transferim Elbasani kompleton pozicionet ku kishte nevojë, por merkato nuk konsiderohet e mbyllur nëse del një opsion i kënaqshëm për drejtuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat