Martinez rinovon me Aston Vilën për 5 vite

Futboll

Martinez rinovon me Aston Vilën për 5 vite

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 19:39
Martinez

Shumë e shikonin me fanellën e Barcelonës, por “Dibu” Martinez ka rinovuar kontratën me klubin e Aston Vilës.  

Portieri argjentinas ka pranuar që të zgjasë akordin me Aston Vilën deri në 2029-ën duke larguar një herë e mirë zërat që flisnin për një krizë mes tij dhe ekipit të unai Emeri.

Martinez iu bashkua Aston Vilës në shtator të 2020-ës dhe deri më tani numëron 150 paraqitje.

Në arenën ndërkombëtare ai ka fituar Copa America dhe një Kupë Bote me Argjentinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat