Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur për synimet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve.
Verdhekaltrit do ta nisin kampanjën e re këtë të premte kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa të hënën e ardhshme do ta vizitojnë Qipron,.
Trajneri gjerman thotë se nuk e ka me patjetër përfundimin në vendin e parë në grup, por nuk e fsheh synimin për ta arritur një gjë të tillë.
“Ne nuk e kemi qëllim të jemi gjithsesi favoritë të grupit. Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është pikë së pari ta fitojmë lojën e ardhshme (ndaj Rumanisë). Pastaj, sigurisht se synojmë t’i fitojmë lojërat dhe të jemi të parët në grup”, deklaroi Foda në konferencë për shtyp.