Kjo nuk i duhej rumunëve, të kërkojnë falje! Kosova të tregojë kulturë të lartë

Futboll

Kjo nuk i duhej rumunëve, të kërkojnë falje! Kosova të tregojë kulturë të lartë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 shtator 2024 Në ora: 22:14
Kosova

Kosova e ka traditë futbollin! 

Kosova gjithmonë ka treguar kulturë të lartë në futboll dhe në secilin sport.

Tifozët “Dardanët” gjithmonë kanë qenë në nivelin e lartë e me anim korrekt.

Ndaj rumunëve të mbizotërojë animi korrekt dhe t’ju tregojmë rumunëve, se Kosova e ka në shpirt sportin, mikpritjen dhe assesi të mos bien në ndikim të provokimeve siç ndodhi provokimi në Bukuresht nga rumunët në vitin e kaluar (më 12 shtator) kur u shfaq flamuri i Serbisë dhe me provokimin e rëndë “Kosova është Serbi!

Rumunët edhe sot provokuan në ndeshjen e Champions League (femrat), në takimin mes Farul Constanta dhe Mitrovicës. Kjo nuk i duhej aspak dhe as vet nuk e dijnë pse e bëjnë këtë akt të turpshëm.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh indinjatën dhe reagon ashpër ndaj sjelljeve të papranueshme të tifozëve rumun gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Farul Constanta dhe Mitrovicës, e cila u zhvillua, të mërkurën, në stadiumin “Central Stadium Hagi Academy” në Constanta.

Shfaqja e flamujve të Serbisë dhe thirrjet kundër shtetit të Kosovës janë veprime të papranueshme dhe të dënueshme, e që bien ndesh me frymën e futbollit dhe ‘fair play’-it”, ka reaguar FFK.

Të premten e 6 shtatorit (20.45, Liga e Kombeve), në stadiumin “Fadil VOkrri” pritet atmosferë madhështore dhe në anën tjetër, tifozët tanë t’i japin shembull rumunëve se si pritet e respektohet një kombëtare.

Disa rumunë sot treguan një gjest të pahijshëm dhe as vet ata nuk e dijnë përse e bëjnë një gjë të tillë dhe në shërbim të Serbisë.

Ky gjesti i sotëm në Rumani është mesazhi më së i qartë për UEFA-në, të veprojë pamëshirshëm me dënime të rënda, sepse ky provokim që ndodhi në futbollin femëror, i jep një hije të keqe futbollit. 

Sporti është për të luajtur, kush është më i miri le të fitojë dhe jo të sillen në këtë mënyrë siç ndodhi edhe sot. Në futboll nuk ka vend për provokime e as për fyerje, as për armiqësi por për miqësi.

Rumunëve aspak kjo nuk iu ka dashur sot sepse është provokim i rëndë dhe i përsëritur!

Çfarë po dojnë rumunët me flamur të Serbisë?  

Çfarë po iu pengon Kosova disave që futen me asi flamuj e provokime?  Rumunët të kërkojnë falje!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat