L’Equipe ka qenë veçanërisht i ashpër ndaj lojtarëve francezë pas disfatës ndaj Italisë.
Bradley Barcola është i vetmi që kursen gazeta transalpine, duke i dhënë notën 6. Për pjesën tjetër notat janë ngelëse dhe të turpshme.
Gjykim veçanërisht i rëndë për dy lojtarët e Milan, Theo Hernandez dhe Youssuf Fofana, të cilët morën nga një 2 nga gazeta e njohur.
“Ai nuk bën gjëra të mëdha me topin dhe është në vështirësi në mbrojtje. Bëri gabime të mëdha që çuan në një shtyllë dhe në golin e Dimarco-s. Për golin e tretë të Italisë ai merr shumë kohë për të dalë kundër lojtarit të tij”, është mendimi për Theo-n.
“Ndeshja e tij u njollos nga pasimi i gabuar i ndërprerë nga Frattesi, i cili e shfrytëzoi për të shënuar.
Shpesh i dominuar në mesfushë, humbi shumë topa dhe shfrytëzoi keq një mundësi të mirë në mbrojtje”, është gjykimi ndaj Fofana.
Maignan gjithashtu dështoi, duke marrë notën 4:
“Pavarësisht se nuk mund të bënte asgjë për golat e Italisë, ai dha më pak besim se zakonisht. Ndoshta ishte për shkak të komunikimit të gabuar në mbrojtje. Ai bëri vetëm një pritje vendimtare dhe u shpëtua nga një shtyllë”.