Mbi 1 miliard të shpenzuar për Chelsea-n

Futboll

Mbi 1 miliard të shpenzuar për Chelsea-n

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 15:41
Boehly

Sipas Bloomberg, aksioneri aktual i Chelsea-t, Todd Boehly, po mendon të shesë aksionet e tij.

Klubi londinez aktualisht është i strukturuar si në vazhdim: 61.54% i takon kompanisë së investimeve Clearlake Capital, e cila i referohet Boehly-t.

Pjesa e mbetur prej 38.46% ndahet mes tre sipërmarrësve Todd Boehly, Mark Walter dhe Hansjorg Wyss.

Behdad Eghbali, bashkëthemelues i Clearlake Capital, thuhet se është në mosmarrëveshje me Boehly dhe mund të blejë aksionet e këtij të fundit. Arsyet duket se lidhen me drejtimin e klubit.

Që nga ndryshimi i pronësisë, klubi londinez ka spikatur për ndërhyrjen masive në merkato. Vetëm në këtë sesion të merkatos janë shpenzuar mbi 200 milionë.

Vitin e kaluar shuma e shpenzuar ishte 464 milionë. Ardhja e Boehly-t bëri që Chelsea të shpenzonte 630 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat