Thaqi debuton në ndeshje miqësore me Gjilanin!
Skuadra e SC Gjilanit ka shfrytëzuar pushimin për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Kikës, ku mbrojtësi i krahut, Armend Thaqi, ka bërë debutimin e tij shkruan Radio Star.
Thaqi, i cili sapo është bashkuar me SC Gjilanin pas largimit nga klubi i Clujit, tregoi potencialin e tij në këtë ndeshje, duke ofruar një performancë premtuese për vazhdimin e sezonit.
Radio Star ka siguruar një foto ekskluzive ku shihet Armend Thaqi në aksion gjatë ndeshjes, duke mbajtur numrin 2 në fanellë.