Frenkie De Jong dhe Ronald Araujo janë lojtarë të shkëlqyer, por me një problem madhor: pësojnë shpesh dëmtime afatgjata.
Mesfushori dhe mbrojtësi i Barcelonës kanë edhe nga dy vite kontratë (respektivisht) në “Camp Nou” dhe nuk pritet që të vijojnë gjatë me katalanasit.
Gazeta “El Mundo Deportivo” raporton se holandezi ka pasur një ofertë në tavolinë nga Barcelona që prej nëntorit të vitit të kaluar, por nuk e ka parë të arsyeshme të firmosë, sepse bëhet fjalë për ulje page.
Bisedimet ishin hapur në janar edhe për qendërmbrojtësin, por kanë ngecur aty. Për të ka interes Bayern, klub që para një viti ishte gati të investonte 100 mln euro.
Në rast se të dy lojtarët nuk rinovojnë kontratat, Barcelona synon t’i shesë, sepse nuk dëshiron të humbasë më kot para. Hansi Flick pritet t’i zëvendësojë me dy gjermanë, Joshua Kimmich dhe Jonathan Tah.