Joanathan David ka dy vite që përmendet si një nga lojtarët e kërkuar nga Milani, klub që ka lidhje me klubin e sulmuesit (Lille), por gjërat kanë ndryshuar totalisht.
Gazetari Matteo Moretto raporton se janë dy klube të tjera italiane që e duan lojtarin kanadez: Interi dhe Juventusi. Madje, bardhezinjtë kanë tentuar që në merkaton e verës. Plani i Interit dhe “Zonjës” është që ky sulmues fantastik i kampionatit francez të transferohet në Serie A në merkaton e janarit. Se cili klub do ta fitojë këtë garë, nuk i dihet.
Napoli, Roma, Aston Villa dhe Atletico Madrid kanë shfaqur gjithashtu interes për kanadezin, por deri tani pa sukses. Sipas asaj që shkruan Moretto, agjentët e lojtarit kanë kërkuar një pagë të lartë, ashtu si edhe një komision të lartë.
Kontrata e tij skadon në 2025, kështu që klubet europiane do të kenë shansin e artë për ta blerë lirë, duke qenë se në janar ai do të ketë edhe 6 muaj kontratë me Lille.