Mali i Zi është mposhtur në Islandë të premten që e lamë me rezultat 2:0, pas kësaj ndeshje selektori Robert Prosineçki synimet për të fituar katër pikë në ndeshjet e shtatorit nuk i realizoi.
Dështimi në Reykjavík, megjithatë, e bën të një rëndësie të madhe ndeshjen e nesërme me Uellsin në Nikshiq (20.45) në kuadër të Ligës së Kombeve
"Nuk e nisëm mirë, por optimizmi im është ende i madh.
Pati shumë mungesa, por disa lojtarë të tjerë treguan se ne mund të llogarisim tek ata.
Do të bëjmë çmos për të luajtur lojën e duhur dhe për të fituar.
Humbja në Islandë me shqetësoi në disa gjëra”, tha Prosineçki.