Kelleher flet për të ardhmen e tij tek Liverpooli

Futboll

Kelleher flet për të ardhmen e tij tek Liverpooli

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 16:49
Caoimhin Kelleher

Portieri i dytë i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher ka folur rreth të ardhmes së tij tek Liverpooli.

Ai ka thënë se e kishtë bërë të qartë se dëshiron të largohet që të jetë numri një diku tjetër.

“Unë e kam bërë të qartë në vitet e fundit që dua të largohem për të qenë numri një”, tha Kelleher.

Tutje, Kelleher ka thënë se nganjëherë nuk është plotësisht në duart e tij.

Ndonjëherë nga jashtë duke parë brenda, duket se ndoshta ky është 100% vendimi im, por ndoshta ndonjëherë nuk është gjithmonë në duart e mia”, shtoi ai.

Kelleher sezonin e fundit ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat pasi Alison Becker, ka pësuar lëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat