Thiago Silva, ish-mbrojtësi i madh i Chelsea, u rikthye sot në Cobham dhe postoi disa foto duke u përqafuar dhe duke qeshur me punonjësit e qendrës sportive të Chelsea, duke komentuar:
"Është gjithmonë kënaqësi të kthehem në këtë vend të veçantë. Faleminderit për dashurinë tuaj të vazhdueshme”.
Braziliani luajti 155 ndeshje për Chelsean, duke shënuar 9 gola nga 2020-2021 deri në 2023-2024.
Qendërmbrojtësi ka luajtur 113 herë në Premier League, 9 në FA Cup, 6 në Kupën EFL, 2 në Kupën e Botës për Klube dhe 25 në Ligën e Kampionëve.