Rudi Fëler kishte zgjatur kontratën e tij në rolin e Drejtorit sportiv te Gjermania në fillim të këtij viti, e cila zgjat pas Kupës së Botës, por ish-sulmuesi tani ka vendosur që kjo do t’i mjaftojë atij.
Për vendimin duke folur për “Bild”, Fëler tha: “Për mua, 2026 është padyshim fundi. Unë në fakt doja të largohesha tani”.
Rudi ka qenë në këtë rol që nga shkurti i vitit 2023, kur ai zëvendësoi Oliver Bierhof pas daljes katastrofale të Gjermanisë nga Kupa e Botës në Katar.
Pas shkarkimit të Hansi Flik nga posti i trajnerit të Gjermanisë më vonë atë vit, Fëler përsëri menaxhoi Gjermaninë pas një pushimi 19-vjeçar, ku ai udhëhoqi ekipin në një fitore 2-1 kundër Francës përpara se Julian Nagelsman të emërohej si trajner kryesor.
Në të njëjtën intervistë, Fëler konfirmoi gjithashtu se Toni Kros, Manuel Nojer, Tomas Myler dhe Ilkai Gyndoan do të nderohen në ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë në shtëpi muajin e tetor kundër Holandës në “Allianz Arena”.