Enis Bardhi është ndër protagonistët e fitores së Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:0 ndaj Armenisë, në ndeshjen që u zhvillua në Shkup.
Kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Isnik Alimi, u paraqitën nga minuta e parë.
Lirim Qamili futet në lojë në minutën e 4-të dhe u zëvendësua në atë të 59-tën dhe Alimi u ndërrua në minutën e 59-të.
Bardhi shënoi eurogol në minutën e 70-të. Ai realizoi nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra e në këndin e majtë të epërm.
Miovski realizoi në minutën e 79-të për 2:0. Maqedonia plot 45 minuta mbetet pa një lojtar, pasi që Zajkov është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Maqedoni kryeson me 4 pikë në grupin 4 të Ligës C të Kombeve, duke lënë pas Armeninë me 3 sosh.