Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar prej golave më të bukur në Ligën e Kombeve.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra në fitoren e Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:0 ndaj Armenisë.
Bardhi është vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore” dhe lojtar i ndeshjes portieri i Maqedonisë së Veriut, Dimitrievski, me notë 8.4.
Lirim Qamili që luajti nga minuta e 4-të e deri të e 59-ta me notë 7.0, Visar Musliu titullar me u vlerësua me notë 7.6 e Isnik Alimi u zëvendësua në minutën e 59-të, notohet me 6.6.
Maqedonia kryeson me 4 pikë në grupin 4 të Ligës C të Kombeve, duke lënë pas Armeninë me 3 sosh.