Shqipëria nuk ia ka dalë dot përballë Gjeorgjisë.
Kuqezinjtë janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1.
Sfida ishte e barabartë, teksa një gol spektakolar nga distanca heshti stadiumin e mbushur me ngjyrat kuqezi.
Këtë herë goditja perla nga jashtë zone nuk erdhi nga e majta e Asanit, por nga këmba e Kochorashvili-t.
Khavatshkelia, tha:“Kam vetëm fjalë të mira për Shqipërinë.
Ne e merituam fitoren, por Shqipëria është një ekip i vështirë.
Duhet të bëjmë kujdes në ndeshjen e kthimit, sepse mund të na mposhtin. Çdokush mund të dalë i pari në këtë grup”.