Pak ditë pas rifillimit të kampionatit turk, José Mourinho bëri disa deklarata, të raportuara nga “Fanatik”.
“Mendoj se të enjten do të stërvitemi me të gjithë ekipin, për herë të parë. Rritja e lojtarëve është mjaft e mirë, sigurisht. 12 pikë në 4 ndeshje do të ishin perfekte, por duhet ta pranojmë realitetin”, – tha portugezi për fillimin e sezonit të Fenerbahce.
Për të ardhmen: “Qëllimi im është të jem i suksesshëm te Fenerbahce, drejtuesit e klubit duan që unë të qëndroj për një kohë të gjatë. Ky është edhe qëllimi im. Kam pasur mundësi të drejtoj një kombëtare në të kaluarën, por gjithmonë i kam refuzuar të tilla oferta.
Nuk është një punë që do të më bënte të lumtur; 1 apo 2 ndeshje në muaj, udhëtime për të parë lojtarë, pritje për turne…
Unë kam shumë energji për të shpenzuar tani. Ndoshta një ditë, kur të jem i vjetër dhe i lodhur, do të drejtoj ndonjë kombëtare, por jo sot”.