Skënderbeu i pret në Korçë

Futboll

Skënderbeu i pret në Korçë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 16:18
Pamje nga një ndeshje

Teuta ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Skënderbeun, takim i cili do të në orën 19:00 në Korçë.

Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 4-të të Superiores.

Durrsakët e Edi Martinit do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Një kundërshtarë ku “djemtë e detit” e kanë si “kafshatën” e preferuar.

Në 10 duelet e fundit mes tyre, Teuta ia ka dalë të triumfojë në 7 duele.

Ndërkohë 1 ndeshje është fituar nga Skënderbeun, ndërsa 2 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim mes tyre. mbetet të shihet nëse të enjten do të thellohen këto statistika nga durrsakët, apo korçarët do të “hakmerren”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat