Pas kampionatit të Sunday League, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur edhe shorti i FSHF Cup, kompeticioni i futbollit amator 9×9 që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin amator.
Ky është edicion i pestë i turneut, që organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa turi i parë ka përcaktuar disa përballje interesante.
Në raundin paraeliminator skuadra fituese nga çifti AFA – Urban do të përballet në turin e parë me FB Passion, ndërsa ekipi fitues nga çifti Three Lions – Citizens do të ndeshjet me skuadrën e IMMI.
Ekipi që do të kalojë më tej nga dueli Tigres – Beralb do të ndeshet me Vila L, ndërsa skuadra fituese nga çifti Alpha Crossfit – Mallakastra do të përballet me ekipin Barrikada.