Një nga ngjarjet më të pritura në futbollin shqiptar është padyshim derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit.
Ky duel, që së paku shërben si tregues i dominimit të futbollit në kryeqytet, është një sfidë më vete edhe për tifozët në shkallët e stadiumit.
Për Tiranën, është një moment për të treguar stofin e markës së vet dhe të tregojnë se janë aty për titullin kampion. Ndërkohë, Partizani, një skuadër plot energji dhe shpirt gare me djem të rinj, do të tentojë t’u mbyllë gojën kritikëve me një paraqitje të fortë.
Ky derbi nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një betejë për prestigj, dominim dhe krenari midis dy rivalëve më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar.
E gjitha për t’u parë dhe shijuar, të shtunën në orën 20:00 nga stadiumi “Air Albania”.