Juventusi ka treguar fuqinë në hapje të edicionit të ri të Champions League.,
Juve ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj PSV-së nga Holanda.
Juve dëshmoi se është në formë dhe më së miri e fakton edhe rezultati.
Yildiz shënoi në minutën e 21-të, pastaj McKennie (27') e Gonzalez (52') shënuan për fitoren e thellë të Juves.
Për udhëtuesit shënoi Saibar (90+3').
Juve në start ndali tre pikë.