Këshilltari i lartë i RedBird, Zlatan Ibrahimoviç, foli për Sky disa minuta para ndeshjes AC Milan-Liverpool dhe ai gjithashtu ka sulmuar mediat: “Roli im? Eshtë e thjeshtë, shumë njerëz flasin kot. Se kuptoj pse ende kane dyshime. Po ju a them edhe njehere: jam une në krye, jam shefi, jam bosi! Gjithçka dhe kushdo tjetër punon për mua, ne heshtje.
Po kur luani largohet, afrohen macet. Nuk e kam per futbollistët kete mesazh por e dine ata jashte se per cilet…
Kur luani kthehet, macet zhduken. Nga gjithçka që thuhet dhe shkruhet mbi mua, niveli është shumë i ulët.
Jam i përqendruar te puna, nuk isha ne Milano për arsye te miat personale, jam gjithmonë i pranishem. Punojmë, pedalojmë.”
Merkato? “Ishte ashtu siç donim. Sipas mendimit tonë, ne morëm atë që mungonte. I fundit ishte Abraham për të sjelle përforcime shtesë në sulm. Më vjen keq për Jovic.
E donit Osimhen? “Qendroj ne heshtje.”