KF Rilindja 1974 ka njoftuar se ka angazhuar Faruk Statovcin si trajnerin e tyre të ri.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rilindja njoftoi për trajnerin e ri, me të cilin thanë se synojnë arritjen e objektivave afatgjate.
Kujtojmë se Statovci dha dorëheqje nga Flamurtari, pasi që kaloi shtatë ndeshje me të gjitha humbje.
Momentalisht, Rilindja 1974 është në vendin e shtatë në grupin A të Ligës së Parë me nëntë pikë të grumbulluara.