Ish-zyrtari i Lazios, Igli Tare, nuk ka folur shumë për lojtarin e Juventusit.
“Qendërsulmuesi i “Zonjës së Vjetër” Dushan Vllahoviq aktualisht ka shtatë gola dhe një asistim në nëntë ndeshje në të gjitha kompeticionet, por kjo padyshim që nuk i bëri përshtypje shqiptarit”, ka shkruar mediumi serb “Informer”.
“Vllahoviç është një lojtar shumë i fortë, por ai kurrë nuk do të jetë një sulmues i rafinuar.
Ai po ndërton rrugën e tij përmes punës së përditshme dhe do të jetë e rëndësishme për të që të marrë përgjegjësi.
Futbolli sot ka ndryshuar edhe për nga cilësia.
Juventusi i sotëm është ndryshe nga vitet e kaluara”, tha mes të tjera Tare.